Gjykata e Tiranës lë në fuqi masën e pezullimit për Armand Dukën dhe 3 zyrtarë të FSHF

0
15

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lerë në fuqi masën e sigurisë “pezullim nga detyra” për Armando Dukën, dhe tre zyrtarë të tjerë të FSHF-së: Ardian Haçi dhe Ilir Shulku.

Asnjëra nga të pezulluarit nuk është paraqitur personalisht në gjykatë, por kanë deklaruar se do të përfaqësohen nga avokatët. Prokuroria pretendon nga ana e saj se Duka, Haçi dhe Shulku kanë konsumuar veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”.

Me vendim gjykate, u pezulluan edhe zgjedhjet për kreun e federatës dhe anëtarësisë së Komitetit Ekzekutiv që do të mbaheshin më 2 mars, si edhe aktet që do të ndërmerrte mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme.

Në kundërshtim me gjykatën, asambleja vendosi të mërkurën që zgjedhjet të mbahen më 15 mars.

Shkruaj nje koment