Gjykata liron nga burgu Mark Frrokun, ja vendimi për 7 të arrestuarit e tjerë

0
126

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “Detyrim paraqitje” për 8 të arrestuarit e konfliktit të ndodhur ditën e dielë te “kepi i Rodonit” në durrës, ku pjesë e sherrit ishte edhe ish-deputeti Mark Frroku.

Arrest me burg në mungesë u dha vetëm për shtetasin Besnik Toma, i cili dyshohet se është personi që qëlloi në ajër me armë zjarri.

Konflikti ndodhi mes përfaqësuesve të kishës dhe banorëve të zonës në lidhje me një pronë mbi të cilën të dyja palët zotërojnë certifikatë pronësie. Banorët tentuan të ndalonin përfaqësuesit e kishës të rrethonin truallin shumë pranë detit, në një nga zonat më të lakmuara në Durrës.

Si përfaqësues të kishës, u arrestuan shtetasit Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda dhe Martin Lazeri.

Shkruaj nje koment