Gjykatat e rretheve, 40 mijë dosje stok

0
76

909 vendime janë zbardhur me vonesë nga gjyqtarët e Gjykatës së Tiranës gjatë 2022, teksa 72 vendime të tjera nuk janë dorëzuar fare në sekretari në mënyrë që të aksesohen nga palët deri në Maj të të njëjtit vit.

Gjatë 2022, trupa e gjyqtarëve në Gjykatën e Tiranës doli me vendim për 2613 çështje.

Probleme me vonesat në zbardhjen e vendimeve, sipas një raporti të publikuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë janë gjetur edhe në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë, ku është konstatuar edhe një rast të zbardhjes së vendimit pas më shumë se 3 muajsh.

Ankesa kryesore e qytetarëve pranë ILD-së është zbardhja me vonesë e vendimeve në Shkallën e Parë, problem që ndikon më pas në dorëzimet e ankimeve në Apel, ku pala mund të humbas afatin e parashikuar në ligj.

Edhe pse objekt i inspektimit të ILD ishin vonesat, Inspektori evidenton në raport dy probleme të tjera që lidhen me një stok në shtim të çështjeve në gjykatat e rretheve, si dhe ngarkesën e lartë të gjyqtarëve.

Në fundin e Dhjetorit 2022, të gjitha gjykatat e rretheve rezultojnë të kenë pasur një stok prej rreth 40 mijë çështjes, 19 mijë prej të cilave vetëm në Gjykatën e Tiranës. Trendi i çështjeve të mbartura në këtë gjykatë nga viti 2019 është rritës, teksa ngarkesa e çdo gjyqtari gjatë 2022 shkoi në mbi 1300 çështje.

Shkruaj nje koment