Gjykatat në kolaps nga bojkoti, qeveria nuk tërhiqet: I qëndrojmë deri në fund hartës së re gjyqësore

0
243

Qeveria shqiptare është e vendosur t’i shkojë deri në fund propozimit për hartën e re gjyqësore, pavarësisht kundërshtimeve dhe bojkotit të avokatëve.

Pas një takimi konsultues për projektligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, tha se harta do të kalojë nga Komisioni i Ligjeve dhe miratimi i Ministrisë së Financave, në qeveri për miratim.

“Të gjitha diskutimet mbi hartën kemi lënë një ditë të dedikuar, do të kemi përgjigjet e duhura nesër në Komisionin e Ligjeve. Nesër do të shkojmë në respekt të Komisionit të Ligjeve, pas seancës dëgjimore nesër në Komisionin e ligjeve dhe miratimin nga Ministria e Financave, harta do të shkojë në qeveri për miratim”, tha Manja.

Harta e re gjyqësore është kundërshtuar masivisht nga avokatët të cilët kanë vendosur masën e bojkotit deri më 27 korrik. Seancat gjyqësore janë lënë pezull për shkak të mos paraqitjes së avokatëve në kuadër të bojkotit.

Megjithatë, pavarësisht ngërçit dhe kolapsit që është shkaktuar në gjykata, qeveria nuk tërhiqet nga vendimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here