
10 muaj pasi mori postin e drejtorit të policisë, Gledis Nano është shkarkuar nga detyra për paaftësi në përmbushjen e objektivave. Vendimi u bë publik sot nga vetë ministri Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili shmangu çdo përgjegjësi për situatën e sigurisë në vend dhe implikimin e policisë në disa ngjarje kriminale.