Godet bashkëfshatarin me sende të forta, rrezikon burgun

Janë ende të paqarta motivet e grindjes mes dy bashkëfshatarëve, njëri prej të cilëve në spital pas goditjes me sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Peshtan të Tepelenës, pikërisht në vendin e quajtur “Pusi i Spirajve” ku 44 vjeçari A.M është konfliktuar me shtetasin P.Gj, vjeç 28, edhe ky banues në Peshtan.

Ky i fundit ndodhet ende në spitalin e Gjirokastrës, nën kujdesin e mjekëve.

44 vjeçari rrezikon deri në dy vjet burg me akuzën “Plagosje e lehtë me dashje”

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment