Goditet grupi kriminal në Spanjë, trafikonin drogë dhe pastronin para; “koka” e bandës dy shqiptarë

0
229

Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një organizatë kriminale të drejtuar nga shqiptarë, e cila akuzohet për trafik droge dhe pastrim parash.

27 persona janë arrestuar si pjesë e kësaj organizate e cila e ka shtrirë aktivitetin e saj në disa qytete të Spanjës, si Barcelonë, Madrid, Malaga, Valencia etj. Operacioni është zhvilluar nga policia spanjolle në bashkëpunim me Europol.

Mbi 65 milionë Euro kishte qarkulluar vitin e kaluar kjo organizatë droge, që sipas hetuesve, bashkëpunonte edhe me grupe të tjera kriminale, kryesisht shqiptare. Ata ofronin mbështetje për të pastruar paratë e drogës.

Mbi 615 mijë euro cash janë sekuestruar nga policia gjatë operacionit, orë dhe bizhuteri me vlerë 400 mijë Euro, celularë të enkriptuar, kompjutera dhe sende të tjera. Dy shqiptarë konsiderohen si “koka” e organizatës kriminale.

Shkruaj nje koment