Goditet grupi kriminale në Brazil, kush është “kapo” shqiptar i bandës

0
151

Autoritet braziliane kanë shkatërruar një bandë kriminale të drogës. Pas hetimeve të gjata  Europol në mars goditi një organizatë ndërkombëtarë të kokainës me shtrirje nga Brazili në Dubai.

Ky mega-operacion

u fokusuan në Asuncion, Paraguaj, Rio Grande do Sul, Santa Catarina, Parana, Amazonas dhe Rondonia, nga Brazili, gjithashtu në Dubai, nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mësohet se organizata ka kryer transaksione prej më shumë se 700 milionë dollarësh dhe në dy vite ka lëvizur 17 ton drogë me destinacion Europën.

Ndërkohë disa muaj me vonë është identifikuar dhe zbardhur ermi i një nga krerët i cili është shqiptar.

Sipas medias braziliane “O Globo” blerësi kryesor i organizatës të drogës në Evropë është  39-vjeçari shqiptar, Armando Pacani.

Ai përmendet si pronari i ngarkesës së dërguar përmes Afrikës Perëndimore. Të dhënat e imigracionit tregojnë se Pacani hyri në Brazil në janar 2019 dhe u largua në gusht 2020, me një fluturim të Emirates nga San Paulo në Dubai.

Europol dyshon se ai ndodhet në arrati në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shkruaj nje koment