Goditi me grusht dhe shtyu nga shkallët një person në Gjirokastër, arrestohet 38-vjeçari

0
1631

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 38-vjeçar me iniciale L.M pasi për shkak të një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grusht dhe ka shtyrë nga shkallët e një lokali, në lagjen “18-shtatori”, shtetasin G. H., 55 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili për shkak të dëmtimeve të marra, është në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: Dëmtoi rëndë një 55-vjeçar, pasi e goditi me grusht dhe e shtyu nga shkallët e një lokali, si rezultat i mbërritjes së menjëhershme të Policisë, në vendngjarje, arrestohet në flagrancë autori.

Pasi janë njoftuar se një shtetas kishte dhunuar fizikisht një shtetas tjetër, për motive të dobëta, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë kapur në flagrancë dhe kanë vënë në pranga shtetasin L. M., 38 vjeç, banues në fshatin Suhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here