Golemi :Borxhet e akumuluara në bashki nuk do të pengojnë investimet në Gjirokastër/2020 “viti i artë”

0
151

Në mbyllje të takimeve ” me popullin “, turi i dëgjesave publike për paketën fiskale dhe buxheti 2020 ,kryetari i bashkisë Flamur Golemi ka ” premtuar” një sër investimesh për Gjirokastrën.

“Borxhet e akumuluara në bashki nuk do të pengojnë investimet në shërbim të qytetarëve 2020 do të sjellë ndryshime të rëndësishme në Gjirokastër ” -ka thënë Golemi

Sipas tij ,investime të veçanta do të ketë për Pallatin e Sportit të Gjirokastrës,krijimi i dy parqeve argëtues , mbështetje financiare për Akademinë e Futbollit, ndërhyrje në objektet arsimore dhe ato të ciklit parashkollor.

Por jo vetëm kaq ,gjatë takimit me këshilltarë ,Golemi tha se Gjirokastra do të furnizohet 24 orë me ujë ,investime do të ketë në segmente dhe ndriçimin rrugor, pastrim ,përmirësim të infrastrukturës turistike e muzeumeve, janë përfshirë në buxhet. Në prag fundviti ,Golemi ka “hapur thesin “me premtime të shumta për 2020-n ku sipas fjalëve të tij Gjirokastra do të përjetoj një ” vit të artë” e meqë arka e bashkisë sipas tij është bosh ,paratë për investime nuk do bien nga qielli por do dalin nga xhepat e qytetarëve dhe taksapaguesve të rregulltë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here