Golemi fshat më fshat,sulmon sërish Zamira Ramin /”E gjeta bashkinë bosh e me borxhe !”

0
180

Kryetari i Bashkisë Gjirokastër ,Flamur Golemi ka sulmuar sërish paraardhësen e tij në detyrë nga turi i takimeve të dëgjesës publike për “Paketën fiskale dhe projekt buxheti 2020″, me kryepleqtë e disa fshatrave të qarkut si Tërbuq ,Hundëkuq ,Picar etj.Nga Picari ,Golemi ka përsëritur edhe njëherë akuzat ndaj Zamira Ramit duke u shprehur se e ka gjetur bashkinë me borxhe.” Pas bilancit të punës në 3 muaj, e gjeta arkën e Bashkisë bosh ,me një borxh të konsiderueshëm dhe kontrata, detyrimin e të cilave duhet ta shlyejmë në vitet e ardhshme. Por pavarësisht borxheve ,ne do të vijojmë investimet në infrastrukturën rurale, në ujësjellës dhe kudo që lind nevoja për të ofruar shërbime cilësore”-ka thënë ai.

Në vazhdimësi të fjalës së tij ,ashtu si dhe kryeministri Rama në takimet e tij” me popullin”,edhe Golemi u ka kërkuar kryepleqve të fshatit të kthejnë sytë nga turizmi për ta kthyer zonën në një destinacion të rëndësishëm të turizmit rural. “Resurset i keni duhet t’i shfrytëzoni”, tha Golemi.

Por teksa kryepleqtë e fshatrave i kërkojnë këtij të fundit ndërhyrje të menjëhershme të bashkisë ,në infrastrukturën rrugore, ndriçim, rrjetin e amortizuar të ujësjellësit, pastrimi i baseneve etj ,si mund të mendojnë për turizëm ?Në fshatra por jo vetëm ,edhe në qytetin e gurtë ka një mungesë të theksuar të shërbimeve publike ndonëse taksat për këto të fundit paguhen rregullisht nga banorët .Në një vend që vuan për ujë ,drita , e rrugë ,të mendosh për turizëm është gjëja e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here