Golemi lëshon alarmin, po shuhemi të gjallë nga koha e keqe, Bashkia fle gjumë

0
799

Golemi dërgon S.O.S. Kryeplaku i fshatit Golem Alket Stroka, ka paraqitur situatën në këtë fshat në prag të katastrofës humanitare. Për Jugunews.net zoti Stroka shprehet se trashësia e dëborës i ka kaluar të 50 cm dhe deri më tani ka munguar reagimi i Bashkisë së Gjirokastrës për situatën e krijuar nga moti. Kemi kërkuar clirimin e rrugës nga dëbora, nuk na ka cuar asnjë mjet për këtë qëllim. Telefonoj kryetaren e Bashkisë për të dhënë alarmin, ajo ma mbyll telefonin. Kjo nuk është vetëm papërgjegjshmëri, por abuzim me detyrën dhe meriton ndëshkim ligjor-është shprehur Stoka në një lidhje telefonike me Jugunews.net. Sipas tij, fshati me mbi 200 banorë, po vuan mungesën e ujit, korrentit dhe për më tepër komunikimin me botën tjetër. Rruga Kolonjë-Golem 8 km, është tërësisht e pakalueshme si pasojë e prezencës së dëborës, ndërkohë që Bashkia e Gjirokastrës, nuk ka marrë asnjë masë për të vendosur në dispozicion, mjete evaduese të dëborës, apo masa të tjera që t’i përgjigjen thirrjeve të komunitetit të izoluar. Një problem madhor për kryeplakun e Golemit, është gjëja e gjallë e cila rrezikon të ngordhë si pasojë e mungesës së ushqimit. Ngricat dhe dëbora kanë zënë kullotat të cilat duan kohë të shkrijnë. Momentalisht Golemi është i izoluar dhe shteti nuk gjendet askund.

Shkruaj nje koment