Golemi në protestë, kryeplaku Ramit: Po bën genocid me ne

0
415

alket-stroka-kryeplak-i-golemit rruga-e-rrezikshme-fshati-golem

Afro 300 banorë të fshatit Golem, apelojnë për mungesë vëmendje nga pushteti vendor. Prej vitesh, ky komunitet, është i destinuar të vuajë, mungesën e shërbimeve bazike si uji, rryma elektrike, rruga shumë e keqe, për të mos zënë fare në gojë, mungesën e kushteve shkollore për fëmijët e fshatit, apo dhe shërbime të tjera të munguara plotësisht. Apelet e shumta të banorëve të këtij fshati malor, nuk janë marrë fare në konsideratë nga Bashkia e Gjirokastrës ku ky fshat, është pjesë përbërëse e tij, prej ndarjes së re territoriale një vit më parë. Banorët mjaft të irrituar kërkojnë shërbime që janë të munguara prej kohësh dhe aq më tepër, rehabilitimin e rrugës nga fshati Picar deri në Golem e gjatë 7 km. Rruga në fakt është mjaft e ngushtë dhe tepër e rrezikshme për t’u kaluar me mjet pasi një gabim i vogël, të kushton jetën pasi gremina është fare pranë. Mungesa e shërbimeve që janë vendosur në listën e re të taksave nga Bashkia e Gjirokastrës, ka shtyrë fshatarët e Golemit, që të refuzojnë pagesat e këtyre shërbimeve sepse të tilla nuk ka. Kryeplaku i fshatit Golem Alket Stroka, akuzon kryetaren e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, se ndaj banorëve të këtij fshati, po ushtrohet genocid me mungesën e shërbimeve si uji, rruga, energjia elektrike, mungesë e kushteve shkollore, etj. Kërkohet taksë për ndricim publik kur nuk ka, kërkohet pagesa e ujit kur kemi 10 muaj që nuk rrjedh ujë në rubinetat e cesmave tanë në shtëpi dhe që shkojmë 3 km larg e ngarkohemi si gomerët e qëmotit, na kërkohet taksë për varrezat e fshatit ndërkohë që dorë për pastrimin e shkurreve aty nuk është vënë këtu e një vit-shprehet Stroka-e si mund të paguajmë ne kur nuk ka shërbime? Për banorët situata është mjaft e nderë dhe nëse nuk ndërhyhet në kohë, atëherë 25 burra të fshatit, do të hyjnë në një grevë urie pa limit. Madje këtë kërkesë, ja kanë cuar edhe kryetares së bashkisë por kjo e fundit as që nuk i ka pritur në takim jo banorët por as përfaqësuesin e tyre që është kryeplaku. Fshati Golem, është një ndër fshatrat më të mëdhenj të Gjirokastrës. Banorët e zonës, shquhen për blegtori dhe produkte bio. Golemi njihet si fshat atdhetar dhe i pasur me njerëz të ditur tradicionalisht. Për të vërtetuar pretendimet e banorëve të fshatit dhe të kryeplaut të zonës, kemi kërkuar prononcimin e kryetares së Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, por kjo e fundit, nuk ka pranuar të japë spegime.

 

Shkruaj nje koment