Golemi nuk surprizon, del në mbrojtje të drejtorit të tij enverist

0
162

Flamur Golemi, kryetari i Bashkise Gjirokaster dale nga votimet njepartiake te 30 qershorit, nuk ka surprizuar me qendrimin e tij zyrtar pas skandalit te mesdites se sotme, ku drejtori i Qendres Kulturore Kudret Alikaj, shprehu simpati dhe adhurim per ish diktatorin Enver Hoxha ne nje ceremoni zyrtare.

Ne nje reagim per mediat, Golemi e ka mbuluar teresisht kete skandal me produkt drejtorin e tij duke i dale tangencialisht ne mbrojtje. Golemi ka treguar mungese sinqeriteti ne deklaraten e tij dhe njekohesisht jep edhe opinion per gazetarine duke thene se shfaqje te tilla me pankarta dhe portretet e ish diktatorit ne duar, nuk perbejne me lajm.

Reagimi i Flamur Golemit.

Nuk e kam ndjekur me vëmendje rastin për të cilin po flisni. Për mua ceremonia përsa i përket pjesës së Bashkisë shkoi shumë mirë. Falenderoj të gjithë ata që punuan për aktivitetet dhe për pjesëmarrësit. Unë personalisht s’kam asnjë nostalgji për diktatorin Enver Hoxha, as ndonjë axhendë të fshehtë që të rikthej komunizmin në Gjirokastër apo glorifikoj ate sistem. Shqipëria është ndarë njëherë e mirë me atë sistem. Nostalgjikë të atij sistemi dhe të diktatorit kemi ende mes nesh, por s’do të thotë se ne si institucione shtetërore duhet të bëjmë sërish luftë klasash apo t’i dënojmë për ‘agjitacion e propagandë’. Për qytetarët dhe për ju si media ka rëndësi qëndrimi zyrtar i Bashkisë Gjirokastër. Disa nostalgjikë të Enver Hoxhës kanë qenë, janë aty dhe do të jenë sa të kenë jetë, por nuk e ndikojnë aspak axhëndën tonë. Ne sot nderuam të rënët në luftë. Ajo luftë ishte e të gjithë popullit, jo e një individi, qoftë ky edhe ish diktatori. Thirrje dashamirëse për mediat. Mos i instrumentalizoni kot më kot këto raste sporadike që kanë kohë që s’përbëjnë më lajm në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here