Golemi:Do të shkurtojmë 42 vende pune do të fitojmë 110 milionë lekë

0
148

Kryetari i ri i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi synon këtë vit të bëjë “ndryshime të mëdha” në qytet .Siç thotë dhe vetë ai : E kam sfidë me veten .
Sipas tij 2020 do të jetë viti ” i artë” për qytetin pasi synohen shumë investime në infrastrukturën rrugore, në arsim ,sport e kulturë .Gjithashtu sipas Golemit ndryshime do të ketë dhe në administratë .Plot 42 vende pune do të shkurtohen ku nga 632 punonjës që ka aktualisht do të reduktohen në 590 brenda këtij tre mujori. Shkurtime parazitizmi i ka quajtur kryebashkiaku ku bashkia do të fitojë 110 milion lekë ,ndërsa shton se ka agjenci që funksionojn me financa e burime njerëzore me vete por së shpejti do të shkrihen në një drejtori .Këto vende pune sipas Golemit janë hapur pa qenë nevoja ,punësime në mënyrë nepotike thotë ai duke hedhur akuza ndaj ish kryetares së bashkisë për punësime me ” miq , lidhje familjare” e me “bindje partiake “.Ndonëse propaganda është e madhe koha ka vërtetuar se pas çdo vendi pune të mirë në shtet fshihet një i afërm me lidhje gjaku me kryetarin apo drejtorin, një mik apo bindja partiake,ndaj dhe shkurtimi i këtyre vendeve pune nuk garanton punësimet nepotike por secili që vjen vendos “të njohurit” e tij.Politika të gabuara të ndjekura, ku ai që e vuan në kurriz mbetet populli i thjeshtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here