Golemi:Së shpejti ,Lazarati do të jetë zonë turistike ,ka potenciale!

0
189

“Nëse ka një zonë ku mund të zhvillohet turizmi ky është Lazarati”, kështu u shpreh kryebashkiaku Flamur Golemi gjatë dëgjesës publike për Projekt Buxhetin e 2020 me banorët e Njësisë Administrative Lazarat. Përveç se Lazaratin ,Rilindja e shkretoi ,tani kërkon ta kthejë në zonë turistike .Golemi ka vazhduar me premtimet e tij për vitin tjetër.Ai ka premtuar “një sërë investimesh “për këtë fshat i cili ka kohë që është braktisur nga qeveria.Një fshat i cili sot është i shkretuar ,banorët janë larguar në emigrim ,një fshat që vuan për ujë e drita për rrugë.Por të gjitha këto do ua ” zgjidhë” kryetari i ri .

Investime për infrastrukturën shkollore, amortizimin e rrugëve, kanalet vaditëse, problemet me ujin e pijshëm, si dhe ato që krijohen si rezultat i daljes nga shtrati I përrenjëve. Sipas tij, brenda dy viteve Lazarati do të ketë ujësjellës. Në buxhetin e 2020 do të ndërhyhet në qendrën ku kalojnë kohën të moshuarit. Një tjetër investim do të jetë krijimi I një këndi lojërash për fëmijë. “Nga tre parqe të planifikuara për vitin e ardhshëm dy do të jenë në qytet dhe një në Lazarat” ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here