Google feston ,ja disa fakte që ndoshta nuk i keni ditur për motorin e kërkimit

0
210

Sot gjigandi Google mbush 21 vjec. Motori i kërkimit popullor përdoret nga njerëzit në të gjithë botën dhe është bërë një pjesë me të vërtetë e rëndësishme e internetit për shumë njerëz.

Për të shënuar ditën e veçantë ju njohim me disa fakte në lidhje me gjigantin e teknologjisë që ju mund të mos e dini, Per surprizë, Google është uebfaqja më e vizituar në botë – madje është një nga termat më të kërkuar në Bing. Google u nis nga dy studentë të kolegjit, të quajtur Larry Page dhe Sergey Brin. Ata donin të krijonin një faqe në internet e cila do të rendiste faqet bazuar në sa faqe të tjera të lidhura me to, paksa si një ueb. Fjala Google vjen nga termi ‘googol’, që është numri një i ndjekur nga njëqind zero. Krijuesit zgjodhën atë për të pasqyruar sasinë e madhe të të dhënave nëpër të cilat kërkoheshin. Google fillimisht njoftoi shërbimin e tij të postës elektronike, të njohur si G-mail, në Ditën e 1 Prillit në 2004. Si rezultat, shumë njerëz menduan se ishte shaka! Folja ‘google’ u shtua në fjalorin Merriam-Webster në 2006, i cili e përkufizon atë si “të përdorësh motorin e kërkimit Google për të marrë informacione në Rrjetin Botëror”. YouTube u bë pjesë e familjes Google në 2006 . 15% e kërkimeve të bëra çdo ditë në Google nuk janë kontrolluar kurrë më parë. Në prill 2018, Google u bë kompania e parë që arriti 100% energji të rinovueshme. Kjo do të thotë që është në gjendje të blejë një kilovat energji të rinovueshme për çdo kilovat që ai përdor. Google në të vërtetë ka të paktën gjashtë ditëlindje, por zgjedh ta festojë atë në 27 Shtator. Vetëm një kërkim në Google përdor rreth të njëjtën sasi të energjisë informatike që u desh për të dërguar astronautët Apollo 11 në Hënë. Tani, Google është shumë më tepër sesa thjesht një motor kërkimi. Zhvillimet në të ardhmen janë caktuar të përfshijnë inteligjencën artificiale, një platformë të re lojrash me bazë streaming, madje edhe makina pa shofer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here