Grabiste banesat në Vlorë bashkë me djalin e tij të mitur, arrestohet 52 vjeçari

0
41

Finalizohet pas një hetimi disa javor operacioni policor i koduar “Storm 3”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vlorë.

Si rrjedhojë është vënë në pranga shtetasi 52-vjeçar Tahir Çela, ndërkohë që është vënë nën hetim djali i tij 14-vjeçar. Ata akuzohen se kanë kryer 14 vjedhje të ndryshme në banesa nga muaji tetor i vitit të kaluar e deri më tani. 

Pas kryenin vjedhjet, ata i grumbullonin sendet në një banesë me qëllim për t’i shitur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale

Shkruaj nje koment