Grabitet 50 mijë euro me armë pika e këmbimit në Prishtinë, autorët marrin rreth 50 mijë euro

0
82

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur sot në një pikë këmbimi në lagjen Tophane në Prishtinë.

Grabitja është kryer nga dy persona, të cilët janë futur në lokal me kallashnikov në dorë dhe kanë arritur të marrin 45-50 mijë euro.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat e Kosovës edhe policia, ku është bërë e ditur se po ndërmerren veprimet e nevojshme për të zbuluar rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.

“Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash. Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit” – ka njoftuar Policia.

Shkruaj nje koment