Grabitja e ciftes, zbulon grabitesit adoleshentë të shkollës së mesme në Përmet, 2 vjet më parë

Zbardhet grabitja e shkollës së mesme “Sami Frashëri në Përmet e realizuar dy vjet të shkuara. Autorët janë ish nxënës të kësaj shkolle të cilët kanë realizuar vjedhjet në intervale të ndryshme kohore. Ish nxënësit grabitës, janë E.H. R.D. dhe F.J. të tre 16 vjecarë nga Përmeti. Burime policore, kanë saktësuar për jugunews.net se vjedhjet janë kryer të koordinuara me njëri-tjetrin në periudhën 28 korrik-20 shtator 2015. Sipas të dhënave nga policia, objektet e grabitura kanë qenë mjete kancelarie dhe kompjuteri kryesor që ndodhej në sallën e mësuesve. Policia pas dy vitesh, arriti të identifikonte grabitësit në fjalë, pas një pune intensive dhe provave shkencore të analizuara nga Policia Kriminale. Por ajo që zbuloi tre grabitësit, ishte vjedhja e ndodhur 10 ditë më parë në banesën e A.S. në lagjen “Partizan” në Përmet. Në këtë banesë, është grabitur arma e gjahut nga ku adoleshentët, kishin lënë gjurmë. Kjo zbuloi autorësinë e tyre e tok me të edhe vjedhjet e ndodhura 2 vjet të shkuara në shkollën e mesme të qytetit. Materialet i kaluan Prokurorisë Përmet dhe ndaj tre të rinjve rëndon vepra penale e vjedhjes së kryer në bashkëpunim.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment