Grabitjet në Pazarin Karakteristik në modë, mbyllin aktivitetin tregtar, pesë subjekte

Pesë njësi tregtare kanë rënë pre e grabitjeve në Gjirokastër, në tre ditët e fundit. Subjektet tregtare, ndonëse kanë kërkuar mbrojtje nga Policia e Gjirokastrës për zbulimin e autorëve, këta të fundit nuk janë zbuluar ndërkohë që enden rrugëve të lirë. Bëhet fjalë për dy restorante, një shitore bizhu, dhe ty subjekte tregtare. Vlera që kanë grabitur personat ende të panjohur dhe të pa kapur nga policia, i kalon të 300 mijë lekët e rinj. Pronarët e këtyre subjekteve, me kohë kanë apeluar për mungesën e pasigurisë në Pazarin Karakteristik për shkak të mungesës së uniformave blu si dhe mungesës së ndricimit publik ku Bashkia e ka lënë në terr të gjithë zonën historike. Taksat për ndricimin publik paguhen dhe ndricim nuk ka, ndërkaq që Policia e Gjirokastrës, nuk qarkullon asnjë punonjës përgjatë orëve të mbasdites apo të nmbrëmjes në zonën muzeale, duke i lënë zbuluar karshi “urisë” që kanë grabitësit, subjektet tregtare. Në shumicën e rasteve, terreni që kanë gjetur keqbërësit, ka qenë i favorshëm falë “dhuratës” që i ka bërë Bashkia Qafës së Pazarit dhe komplet zonës së Pazarit Karakteristik me mungesën e ndricimit. Pronarët e subjekteve që kanë rënë pre e grabitjeve, apelojnë përmes Jugunews.net që shteti dhe organet mbrojtëse të ligjit, të veprojnë për të kapur dhe vënë para ligjit, përgjegjësit e këtyre akteve. Si pasojë e veprimeve të përsëritshme, dy nga pesë subjektet, kanë preferuar të mbyllin përgjithmonë aktivitetin tregtar në Gjirokastër dhe të largohen drejt Greqisë. Prej fillimit të vitit e deri më sot, në zonën e Pazarit Karakteristik, apo dhe në lagjet Cfakë, e Palorto, kanë rënë pre e grabitjes, 27 subjekte, ndërkohë që forca zbuluese, ka qenë ZERO.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment