Gratë, punë pa lekë/ Raporti: 25 vjet në shërbim të familjes

0
203

Banka Botërore ka analizuar së fundmi kohën që shpenzojnë burrat dhe gratë në 19 vende, përkatësisht nga 7 rajone.

Mes tyre ka qenë Shqipëria, Shtetet e Bashkuara, Afrika e Jugut, Turqia etj. Në fund është arritur në përfundimin që gratë shqiptare harxhojnë 25 vite të jetës së tyre produktive duke rritur fëmijët dhe duke kryer punët pa pagesë në familje.

“Kur e mendon 25 vite ftohtë, duket shifër shumë e madhe. 25 vite, sa do jetojë unë? Pra unë shkollohem deri në moshën 22 vjeçe mbaroj universitetin, pastaj do bëj një master, pastaj do fitoj eksperiencë në punë. Pra unë në moshën 26-27 vjeçare jam në tregun e punës dhe nëse kësaj do i bashkëngjis 25 vite, mbaroj cikli 50-55 vite kur ne jemi efiçent për të punuar.  Familja është institucion. Problemi qëndron në faktin që duhet të jepet një kontribut i barabartë mes femrës dhe mashkullit. Në Shqipëri nëse flasim 25 vite për gratë, për meshkujt nëse shpenzojnë 10 vite do ishte shumë mendoj unë. Ne e dimë që ata largohen nga familja në mëngjes,kthehen vonë, nuk kujdesen për fëmijët, nuk shqetësohen çfarë ushqimesh duhet të blejnë çfarë duhet të gatuajnë, pra i kanë gjërat e hequra se do i bëjë gruaja e shtëpisë.

Roli i grave në Shqipëri qëndron ende roli që në vegjëli që duhet të kontribuojnë në familje mundohemi t’i orientojmë drejt mëmësisë, dhe drejt grave të mira familjare. Kjo sigurisht që ndryshon, nëse flasim për në tiranë sot vajzat e gratë kanë ambicie, kanë më shumë mundësi shkollimi. Në zonat më të thella, këto vajza në vegjëli kanë më pak mundësi të shkollohen. Sot në zonat rurale janë shtuar edhe divorcet. Kmei Dhe gra që janë kryefamiljar,e roli i tyre është ende më i madh për arsye të divorceve apo emigrimit.

Duke i lënë këto gra jashtë tregut të punës, dhe duke i kthyer në role të papaguara në familje, tipikisht lan gruaja edukon gruaja, mendon për hallet e familjes, edukon gruaja bisedat kur ka konflikte i zgjidh gruaja. Këto që rriten në këto familje kështu do veprojnë.  vajza do kopjojë të njëjtat sjellje dhe djali do të kërkojë nga partnerja e tij të sillet si nëna”, tha Suela Kçibellonj – Aktiviste për të Drejtat e Grave

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here