Grekët kapin 110 kg marijuanë, vinte nga Kakavija

0
309

Policia greke ka kapur 110 kg marihuanë. Ngjarja ka ndodhur sot në aksin rrugor Kakavijë-Janinë ku droga ishte fshehur në një automjet. Në pranga kanë rënë dy të rinj 22 dhe 24 vjec njëri prej tyre shqiptar. Pas sinjalizimeve që policia kishte marrë u kontrollua makina dhe u gjetën 110 kg marijuanë, si dhe 100 euro. Policia Greke ka vënë gishtin tek kontrolli kufitar shqiptar në Kakavije e cila ka lejuar hyrjen e kësaj sasie drejt Greqisë.

Shkruaj nje koment