Grekët kapin 335 kg kanabis në kufirin mes dy shteteve, në kërkim dy shqiptarë

0
436

Janë sekuestruar rreth 300 kg kanabis nga policia greke, në afërsi të kufirit me Shqipërinë.

Mjeti ku u gjet droga drejtohej nga një shqiptar.

Drejtuesi i mjetit është identifikuar dhe është i moshës 36-vjeçare por personi që ndodhej në makinë me të nuk është identifikuar ende nga policia greke.

Fillimisht personat që ndodheshin në makinë ndaluan në postbllokun e policisë por më pas e braktisën makinën dhe u arratisën.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Konicës në rrugën nacionale Janinë-Kozani.

Policia gjeti dhe sekuestroi 174 paketa dhe 335 kg kanabis në brendësi të mjetit.

Po punohet nga policia greke për gjetjen dhe arrestimin e dy personave.

Burimi: Hashtag.al

Shkruaj nje koment