Greku i larguar, Luftëtari humb një tjetër titullar para Laçit

0
154

Luftëtari duket se po mbetet pa lojtarë, kur do të luhen edhe tri ndeshje zyrtare deri në fund të vitit. Gjirokastritëve, më parë iu largua holandezi Cerezo Hilgen, si një futbollist që nuk pëlqehej nga trajneri Marantas.

Ndërkohë që greku Panajotis Prikas u largua zyrtarisht një ditë më parë nga bluzinjtë, ndonëse nuk luajti ndaj Vllaznisë për arsye kartonësh. Por, një tjetër futbollist që mungon në ndeshjen në Laç nga reparti i mbrojtjes është mbrojtësi Franci Lala.

Ky i fundit, një futbollist që ka fituar vendin e titullarit në Gjirokastër ka marrë kartonin e katërt të verdhë në ndeshjen e zhvilluar me shkodranët të shtunën e kaluar. Një mungesë e rëndësishme për trajnerin Marantas në transfertën e Laçit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here