GREQI/Gjenden dy shqiptaret e zhdukura prej 5 ditësh

0
164

Policia greke njoftoi se ka gjetur dy vajzat e mitura me origjinë shqiptare, të zhdukura në datën 12 mars në Dylësi të Greqisë.

Sipas autoriteteve greke, Denisa dhe Emanuela, 16 dhe 17 vjeç vjeçe, u gjetën prej policisë, vetëm një ditë pasi kishin kontaktuar me familjarët e tyre. Ato ndodheshin në zonën Danagra, pak kilometra larg banesës së tyre.

Vajzat janë dërguar në rajonin e policisë në Kalkidha, ku dhe deklaruan se ishin ndihmuar prej një miku të tyre 19 vjeç, i cili tashmë përballet me akuza për vënien në rrezik të personit të mitur.

Dy motrat u dërguan në spital për të verifikuar gjendjen e tyre shëndetësore dhe në vazhdim në prani të psikologëve do t’i bashkohen familjes së tyre.

Një ditë më parë, nëpërmjet telefonit,dy vajzat kishin njoftuar policinë se ishin mirë me shëndet, por nuk dëshironin të ktheheshin pranë familjes.

Ato deklaruan se i kishin kërkuar 19-vjeçarit t’i ndihmonte, pasi kishin probleme familjare. Ndërkohë që negociatorët e policisë, i kanë bindur nëpërmjet telefonit të miturat, se duhet të ktheheshin pranë familjes dhe se shërbimet shtetërore do të gjenden pranë familjes për t’i mbështetur ato.

19-vjeçari deklaroi se i ndihmoi vajzat pa asnjë interes, pas një apeli që ato i kishin bërë nëpërmjet rrjeteve sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here