Greqi: numër i lartë intubimesh, rekord i ri në vdekjet

0
201

Athinë – Një numër rekord prej 72 pacientësh vdiqën nga Covid-19 sipas të dhënave të fundit të botuara nga Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY) të premten.
Kjo e rriti numrin e përgjithshëm të viktimave në 1,419 që nga fillimi i pandemisë. Mosha mesatare e atyre që vdiqën ishte 80 vjeç.
EODY raportoi gjithashtu 2,581 infeksione të reja, të cilat e çuan numrin e përgjithshëm në 87,812.
Nga këto raste të reja, 38 u raportuan në pikat hyrëse të vendit.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të intubuar shkoit në 519 (mosha mesatare ishte 65), ndërsa numri I atyre që dolën nga reparti i kujdesit intensive qe 440.
EODY tha se autoritetet kanë kryer 2,200,427 teste PCR dhe 141,237 analiza të shpejta antigjeni që nga fillimi i epidemisë në Greqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here