Greqi, rritja e ndjeshme e pensionisteve do te filloje qe muajin tjeter

0
191

Pensionistet greke do te shohin rritje te konsiderueshme ne pensionet e tyre duke filluar qe nga muaji i ardhshem sipas te dhenave te perpunuara nga Enti i Sigurimeve Shoqerore. Fondi i pensioneve tha se nga keto rritje do te perfitojne 2.499.285 pensioniste. Nga ata pensioniste, 1.3 milione do te kene dy rritje, rreth 185.649 vete do te marrin rritje te trefishte, ndersa nje ne dy te moshuar do te kete pagese shtese qe eshte ekuivalente me pensionin e plote te nje muaji. Rritja e dyte dhe e trete lidhen me disa faktore qe ndikojne ne pensionet individuale, si psh anulimi i takses se solidaritetit. Diferencat ne pensione do te fillojne te shfaqen qe nga dhjetori 2022. Rritja e pergjithshme do te zbatohet qe nga 1 Janari 2023. Kjo rritje eshte llogaritur me nje rritje prej 7.75% ne total, bazuar ne te dhenat e buxhetit te Greqise te vitit 2022.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here