Greqia bën gati axhendën e aktiviteteve për të kujtuar ushtarët e rënë në Shqipëri

0
135

Greqia e ka gati axhendën e aktiviteteve që do të zhvillojë për të kujtuar ushtarët grekë të rënë gjatë luftës italo-greke në Shqipëri, varrezat e të cilëve janë ndërtuar në disa zona në jug të vendit. Në ceremoni do të marrin pjesë edhe zyrtarë të qeverisë së Greqisë.
“Si pjesë e festimit të Festës Kombëtare të Greqisë, më 28 tetor, do të mbahet një ceremoni zyrtare e kujtimit për nder të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës Greko-Italiane (1940-1941), të hënën, 28 tetor 2019 në 10:00 të mëngjesit në Varrezat Ushtarake në Këlcyrë dhe në 12.45 në Varrezat Historike Ushtarake të Bularat”. Kështu shkruan ministria e Jashtme e Greqisë në një njoftim zyrtar në faqen e saj .
Ministri i Shtetit për Punë të Jashtme, Antonis Diamataris, si zëdhënës i qeverisë greke, do të mbajë një fjalim në ceremoninë në Këlcyrë dhe një fjalim solemn në varrezat ushtarake historike të Bularatit. Në aktivitete do të marrë pjesë edhe Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Znj Sofia Filippidou.
Sipas MPJ greke, ceremonia do të organizohet në bashkëpunim me palën shqiptare, siç përcaktohet nga Marrëveshja dypalëshe e Bashkëpunimit ndërkombëtare midis Greqisë dhe Shqipërisë mbi “kërkimin, zhvarrosjen, identifikimin dhe varrosjen e personelit ushtarak grek të rënë në operacionet e luftës në Shqipëri gjatë Luftës Greko-Italiane të viteve 1940-1941 dhe ndërtimi i varrezave në territorin e Shqipërisë për varrosjen e tyre”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here