Greqia bllokon 7 ton perime që vinin nga Shqipëria , kishin përmbajtje të lartë pesticidesh

0
167

Autoritetet greke kanë bllokuar rreth 7 ton perime, të cilat vinin nga Shqipëria, pasi rezultuan me përmbajtje të lartë pesticidesh.
Sipas mediave greke sasia me perime (speca, kunguj dhe domate) është kapur në fillim të tetorit dhe pas analizave të bëra në datën 23 tetor ka rezultuar se perimet kishin përmbajte të lartë chlorpyrifos (0.17 mg / kg – ppm).
Sekuestrimi i 6,995 kg perime u bë nga Inspektorët e Ushqimit të Drejtorisë Rajonale Ekonomike dhe Veterinare të Njësisë Rajonale Piraeus, në bashkëpunim me Qendrën Regjionale të Blegtorisë.
Lajmi është konfirmuar nga Sistemi i Shpejtë i Alarmit të Ushqimit në vndin fqinj, një sistem që ka të bëjë me raportimin e çështjeve të sigurisë ushqimore brenda Bashkimit Evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here