Greqia e Zvicra heqin kufizimet anti-Covid, s’do të kërkohen vaksinat dhe teste

0
162

Nga 2 Maji Greqia dhe Zvicra do të heqin të gjitha kufizimet e Covid-19 për qytetarët që duan të udhëtojnë drejt këtyre shteteve.Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris, tha se Greqia nuk do të zbatojë më rregullat e hyrjes për udhëtarët që vijnë. Sipas ministrit, të gjithë udhëtarët, pavarësisht nëse arrijnë në Greqi nga një vend i BE-së apo i tretë, nuk do t’u kërkohet më të paraqesin një certifikatë vaksinimi ose testimi pas mbërritjes.Kjo do të thotë se të gjithë udhëtarët, edhe ata që nuk janë vaksinuar apo shëruar nga virusi, do t’u lejohet hyrja pa kufizime në Greqi. Gjithashtu edhe ,autoritetet zvicerane kanë njoftuar se udhëtarët nga e gjithë bota së shpejti do të mund të hyjnë në Zvicër pa ndjekur ndonjë rregull hyrjeje.Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Migracionin tha se sapo të hiqen masat, të gjithë udhëtarët, pavarësisht nga vendi i origjinës, nuk do t’u kërkohet më të japin asnjë provë për Covid-19 pas mbërritjes së tyre në Zvicër.Vendimi i Greqisë dhe Zvicrës për të lehtësuar rregullat vjen në një kohë që të dy vendet kanë shënuar infektime të pakta, ndërsa vaksinimi është në shkallë të lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here