‘Greqia është e gatshme të mirëpresë turistët’, Mitsotakis i jep ‘Ok’-in sezonit veror

0
150

Greqia është gati të mirëpresë turistët për sezonin veror. Duke nisur nga 15 qershori në dy aeroportet e vendit rinisin fluturimet ndërkombëtare por po ashtu në të gjithë vendin hapen edhe hotelet sezonalë.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis zgjodhi ishullin Santorini për tu dërguar një mesazh të gjithë turistëve që vendosin të kalojnë pushimet në shtetin helen.
“Duke pasur përparësi sigurinë dhe shëndetin e tyre këtë verë Greqia është e gatshme të mirëpresë turistët”, tha kreu i qeverisë greke.
Mitstotakis bisedoi edhe me qytetarët e ishullit dhe stafin mjekësor. Duke mbajtur maskë, ai theksoi rëndësinë e transmetimit të “një imazhi të sigurisë dhe organizimit”.
“Jam i sigurt se gjithçka do të shkojë mirë por është shumë e rëndësishme të transmetoni një imazh të sigurisë dhe organizimit për vizitorët që do të arrijnë në Greqi gjatë verës. Sikundër bëmë edhe gjatë këtyre muajve teksa mbanin nën kontroll pandeminë dhe në valën e parë të pandemisë ia dolëm me sukses”, shtoi kryeministri grek.
Greqia ka gati një plan veprimi për ishujt, i cili përfshin më shumë staf mjekësor në dispozicion ,ambiente të duhura për testime, përgatitjen e hoteleve karantinë dhe transportin ajror të disponueshëm për çdo transferim emergjent.
Që nga e hëna vendi do të kryejë teste të coronavirusit për vizitorët që vijnë nga aeroportet që konsiderohen me rrezik të lartë nga Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian EASA, i cili do të duhet të presë për rezultatet e tyre të testit brenda natës në Athinë.
Pasagjerët që vijnë nga të gjitha aeroportet e tjera do të testohen rastësisht. Vizitorët që rezultojnë pozitivë do të karantinohen për 14 ditë.
Duke përbërë rreth 20% të produktit të Brendshëm Bruto , turizmi është jetik për kombin mesdhetar, i cili doli nga një krizë e dekadave të borxhit në 2018. Rreth 33 milionë turistë vizituan Greqinë vitin e kaluar, duke gjeneruar të ardhura prej 19 miliardë eurosh.

Ky është plani i prezantuar në faqen e ministrisë së Turizmit të Greqisë:
“Për mbërritjet e fluturimeve ndërkombëtare nga 15 deri 30 qershor do të respektohen udhëzimet e BE për ndalimet e non-essential travel nga vendet jashtë BE-së.
Aeroporti ndërkombëtar ELEFTHERIOS VENIZELOS në Athinë
•Hiqet ndalimi i fluturimeve nga Italia, Spanja dhe Holanda;
•Lejohen fluturime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut vetëm për essential travel;
•Vijon ndalimi për Britaninë e Madhe dhe Turqinë
Aeroporti i SELANIKUT
•Lejohen të gjitha fluturimet;
•Vijon ndalimi i fluturimeve nga Italia, Spanja, Holanda, Britania e Madhe, Turqia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut.
MBËRRITJET DETARE PËR PERIUDHËN 15/6-30/6
•Ndalohet lundrimi i anijeve nga jashtë në portet greke;
•Lejohet vetëm për varkat rekreative me ekuipazhin.
MBËRRITJET TOKËSORE 15/6-30/6
Kufij tokësorë të mbyllur nga Turqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut (përveç udhëtimeve absolutisht të domosdoshme të punës); Hapur me Bullgarinë.
MBËRRITJET nga 1 KORRIKU FLUTURIMET NDËRKOMBËTARE
•Mbërritje në të gjitha aeroportet në vend;
•Koordinim me propozimin e BE për listën e vendeve të treta me të cilat do të vazhdojnë kufizimet.
MBËRRITJET nga 1 KORRIKU MBËRRITJE TOKËSORE
•Heqja e kufizimeve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut;
•Rishqyrtim deri në 30/6 për Turqinë.MBËRRITJET DETARE NGA 1 KORRIKU
•Lejohet lundrimi i anijeve nga jashtë për në portet greke.
MASAT E KONTROLLIT PARANDALUES MBËRRITJET 15/6-30/6 ATHINË & SELANIK
•Nga aeroportet jashtë listës së EASA:
•Teste me marrjen e mostrave;
•Rekomandim për vetë-izolim në hotelin e qëndrimit të udhëtarëve deri në publikimin e rezultatit të
testit;
•14 DITË KARANTINË në rast të një rezultati POSITIV/hotel karantine
Nga Italia, Spanja, Holanda dhe aeroportet brenda listës së EASA:
• Test për të gjithë;
• Vetë-izolim 1 ditor në një hotel me zgjedhje të udhëtarit (Athinë ose Selanik) deri në publikimin e rezultatit të testit;
• 14 DITË KARANTINË në rast rezultati POZITIV të testit/hotel karantine (vlen edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut)
MBËRRITJET NGA 1 KORRIKU
Për të gjitha vendet e origjinës
•Të gjithë udhëtarët drejt Greqisë do të plotësojnë gjatë mbërritjes (ose para nisjes së udhëtimit) një formular elektronik specifik PLF (Passenger load factor) me detajet e kontaktit të tyre në Greqi
•Teste me marrjen e mostrave;
•14 DITË KARANTINË në rast rezultati POZITIV të testit/hotel karantine
HOTELE KARANTINE
•Hotele karantine në kryeqytetet e qarqeve dhe në të gjitha ishujt”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here