Pavarësisht masave të marra për moslejimin e kalimit të paligjshëm të kufirit drejt vendeve fqinje, klandestinët në Greqi ende vazhdojnë. Në muajin shkurt të këtij viti, Policia Greke sipas planit për trajtimin e emigracionit të parregullt ka riatdhesuar 900 shqiptarë. Sipas një analize të bërë publike nga Policia Greke, gjatë dy viteteve të fundit, policia helene ka dëbuar nga Greqia, 23.300 shqiptarë. Sipas statistikave mbështetur në faqen zyrtare të policisë greke për 2015 janë dëbuar 13 mijë shqiptarë, ndërsa vitin e kaluar, mbi 10 mijë shqiptarë. Muaji nëntor shënon numrin më të madh të dëbimeve me 1153 shqiptarë.