Greqia goditet sërish nga tërmeti

Greqia goditet nga një tërmet pas atij të djeshmit që lëkundi ishullin e Kretës.

Sipas asaj që raporton EMSC, lëkundjet e tokës kanë qenë me magnitude 3.4 ballë shkalla rihter, ndërsa thellësia e tyre vetëm 2 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 13 km larg qytetit të Patrës dhe 173 km larg kryeqytetit Athinë.

Javët e fundit, Greqia dhe Turqia janë tronditur nga një sërë tërmetesh, që ndryshe nga ai i 24 janarit në Elazig, fatmirësisht ka qenë pa dëme në njerëz dhe materiale. 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment