Greqia i përgjigjet Ukrainës, dërgon municion dhe armë anti-tank

0
225

Dy avionë grekë C-130 me pajisje mbrojtëse do të nisen gjatë ditës së sotme për në Poloni, si ndihmë për Ukrainën.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis mbajti një mbledhje paraditen e sotme me pjesëmarrjen e ministrit të Mbrojtjes Kombëtare Nikos Panagiotopoulos, ku komunikoi se Greqia i përgjigjet kërkesës së Ukrainës për ndihmë, në konsultim me aleatët e saj në NATO dhe partnerët e saj në BE.

Mitsotakis tha se Greqia do të tregojë solidaritetin e saj me popullin ukrainas, duke dërguar dy avionë C-130 me pajisje mbrojtëse në Poloni mesditën e së dielës, në kufirin me Ukrainën, ku përfshihen municione, kallashnikov dhe armë anti-tank.

Gjithashtu po gjatë së dielës do të dërgohet me dy avionë mallrash dhe ndihma humanitare të cilat do të shoqërohen nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Nikos Hardalias.  

Për sa i përket ndihmave humanitare, bëhet fjalë për pajisje mjekësore të paralajmëruara nga ministri i Shëndetësisë barna shtesë, batanije, ushqime dhe gjëra të nevojshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here