
Ministria e Jashtme greke uron Shqipërinë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.
Greqia uron dhe shpreh urimet më të mira për popullin dhe qeverinë e aleatit tonë në NATO, Shqipërinë, e cila feston Ditën e Pavarësisë!
Kështu shkruhet në një postim në Twitter nga Ministria e Jashtme e shtetit fqinj.
Një urim i tillë vjen teksa Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis do të vizitojë Shqipërinë në javën e parë të dhjetorit, ku do të marrë pjesë në samitin Bashkimi Europian që do të zhvillohet në Tiranë më 6 dhjetor
Në kuadër të kësaj vizite, kryeministri grek do të shkojë edhe në Himarë, për t’u takuar me përfaqësues të komunitetit grek