Greqia në grevë 24-orëshe

0
152

Këtë të mërkurë Greqia ka hyr në një grevë 24-orëshe dhe po protestojnë kundër reformave të punës të planifikuara nga qeveria konservatore. Anijet qëndruan në port, trenat u tërhoqën nga shërbimi dhe shërbimet bankare u ndërprenë. Sindikatat e sektorit publik, të cilat filluan një grevë kundër reformave të punës javën e kaluar, planifikojnë ndalesa të punës. Qeveria e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis planifikon të ndryshojë disa rregulla në thirrjen e grevave, të lejojë disa ndryshime në paktet e pagave kolektive dhe të krijojë një regjistër për sindikatat, të cilat akuzojnë qeverinë se po përpiqet t’i kontrollojë ose dobësojë ato. Qeveria e Mitsotakis ka premtuar të negociojë një ulje të objektivave me huadhënësit evropianë dhe dëshiron të shpërndajë një bonus pensioni për pensionistët vitin e ardhshëm, siç bëri paraardhësi i tij i majtë para se të humbte zgjedhjet në korrik. Ai gjithashtu është zotuar të rrisë pagat duke ulur kontributet e sigurimeve shoqërore dhe do të lehtësojë taksimin për të tërhequr investitorë por të gjitha këto nuk i kanë bindur qytetarët grek duke dalë në protestë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here