Greqia në heshtje zgjedhore! Nesër përballja mes Mitsotakis dhe Tsipras

0
116

Me mitingjet e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë dhe rivalit të tij kryesor udhëheqësit të Syrizës Aleksis Tsipras në Patra, është mbyllur fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 21 Majit në vend.

Konservatorët e Mitsotakis kërkojnë një mandat të dytë duke pretenduar se kanë sjellë rritje të qëndrueshme të ekonomisë, ulje taksash, reduktim të papunësisë  dhe rregulla më të ashpra të emigracionit, duke përforcuar njëkohësisht arsenalin ushtarak.

Le të biem dakord këtu që mesazhi i parë i kutisë së votimit duhet të jetë një mesazh stabiliteti dhe i një qeverisjeje të fortë, sinjal se kombi do të ketë një dorë të fortë dhe me përvojë që do të mbajë timonin e  e tij.”- tha Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.

Por rivalët e Majtë të Alexis Tsipras duke ju drejtuar rreth 10 milion votuesve grekë, theksojnë se një shumicë e popullsisë jeton me vështirësi me një sistem shëndetësie që dështoi gjatë pandemisë, se çmimet janë rritur, se të vetmit që përfituan nga kriza ishin të pasurit, bankat  dhe kompanitë e mëdha, se demokracia është në rrezik siç u pa nga skandali i përgjimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here