Greqia pritet të rikthej izolimin për shqiptarët, 7 ditë karantinë kush hyn në vendin fqinj

0
143

Ministria e Mbrojtjes Sociale dhe Trajtimit të Krizave në Greqi ka dhënë një paketë të re masash për parandalimin e koronavirusit, ku përfshihen edhe udhëtarët nga Shqipëria.

Mësohet se kufiri tokësor me Kakavijën pritet të mbyllet gjatë natës, me qëllim që të ketë kontrolle të shtuara gjatë ditës.

Kështu, duke filluar nga dita e diel e 16 gushtit, të gjithë ata që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Greqisë, përmes pikës së Kakavijës, priten të vendosen në karantinë të detyruar 7-ditore, që të kontrollohen rreptësisht.

Gjithashtu, nga dita e hënë në palën greke do të vendoset ekip kontrolli epidemiologjik i vazhdueshëm për kontroll të plotë të udhëtarëve.Ndërsa kjo gjë pritet të konfirmohet edhe nga Ambasada Greke në Shqipëri duke dhënë më shumë informacion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here