Greqia rrezikon Ballkanin/ Konfirmohen 66 raste me koronavirus

Pas rajonit të Italisë, Greqia është vendi ballkanik me përhapjen më të madhe të koronavirusit duke u kthyer në një kërcënim serioz për fqinjët.
Gjatë ditës së shtunë janë konfirmuar 66 raste në Greqi, teksa plot 51 erdhën nga një grup turistësh të cilët po ktheheshin nga një tur në Izrael dhe Egjipt.
Rastet e tjera janë në prefekturën e Achaias ku ndodhet qyteti i Patrës, 4 në Ilia, 1 në Euboea dhe 7 në Attica, aty ku ndodhet kryeqyteti grek i Athinës.
Në total, 44 prejt tyre janë të vetë- izoluar në shtëpi, kurse 22 të tjerë janë në karantinë në Attica, Selanik dhe Patra.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment