Greqia shton kushtet për Shqipërinë

0
129

Gjatë një vizite në qytetin e Selanikut, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka çuar përsëri një mesazh ndaj Tiranës dhe Shkupit disa ditë pasi dy vendet morën përgjigje negative për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.
Duke mos rrezikuar as më të voglin destabilizim në rajon do të ndjekim me vëmendje fqinjët tanë se si do të përgjigjen ndaj detyrimeve të tyre, ka theksuar Mitsotakis, duke shtuar se Athina favorizon prespektivën evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me kusht që ato të plotësojnë detyrimet e tyre.
“ Ashtu si me të gjithë, edhe me Shqipërinë kërkojmë marrëdhënie të mira fqinjësore. Nuk duhet të harrojmë se Greqia ka pritur shumë emigrantë ekonomikë nga Shqipëria duke dhënë një dorë në këtë mënyrë në rimëkëmbjen ekonomike të saj. Kuadri i bashkëpunimit tonë është tepër i gjerë. Por kusht për progresin e përbashkët, kusht që të hapet në një moment edhe rruga evropiane e Shqipërisë është respektimi i minoritetit grek dhe i të drejtave të tij ”, ka deklaruar kryeminisri grek.
Kreu i Qeverisë greke për herë të parë prej ditës kur erdhi në pushtet ka bërë thirrje edhe për gjetjen e gjuhës së përbashkët në përcaktimin e Zonave Ekonomike Ekskluzive në detin Jon.
“ Kusht është të mos ketë asnjë thirrje nga njerëz që nuk e njohin historinë si dhe qasja e sinqertë për përcaktimin e Zonave Ekonomike Ekskluzive të të dy vendeve në Jon, një proces që dua t’ju kujtoj se kishte përfunduar në 2009, por atëherë Tirana zyrtare bëri pas”, ka deklaruar Mitsotakis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here