Greqia shtyn deri në 7 shkurt masat anti-Covid

0
12

Greqia ka shtyrë masat aktuale. Kështu bën me dije ministria e Jashtme, duke theksuar se kufizimet aktuale do të jenë në fuqi deri më 7 shkurt.

Për të hyrë në Greqi, shqiptarët duhet të plotësojnë edhe kushte të tjera përveç çertifikatës së vaksinimit. Ata duhet të paraqësin në pikat kufitare:

-Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit ose test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit

-Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes.

– Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi.

Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve. Ndërsa pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Shkruaj nje koment