Gruaja i vë burrit GPS në makinë, e pëson 38-vjeçarja në Shkodër

0
150

Një 38-vjeçare në Shkodër është proceduar nga policia pasi akuzohet se i ka vendosur një pajisje gjurmuese (GPS), në automjetin e bashkëshortit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: O. H., 38 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka vendosur një pajisje gjurmuese (GPS), në automjetin e bashkëshortit të saj”, sqaron policia e Shkodrës.

Shkruaj nje koment