Grupi arbëresh organizon spektakël teatror në Gjirokastër

Në odeonin e qytetit është organizuar spektakli teatror nga “Kompania Jashtë Skene” me pjesën Vajte dhe Ardhje : Historia e një gruaje, shkruar dhe drejtuar nga Fabiola Crudeli. E cila ka në fokus temën e emigracionit .
Për të vijuar me grupin arbëresh Peppa Marriti Band të cilët kanë performuar live zhanrin e muzikës rock .
Sipas nënkryetares së bashkisë Gjirokastër Jorida Muho emigracioni është mjaft i përhapur në qytetin e gurtë kryesisht tek të rinjtë . Delegacioni i mbërritur nga Italia në Gjirokastër prej 1 korrikut ka për qëllim arritjen e marrëveshjeve dypalëshe dhe rritjen e bashkëpunimit midis Italisë e Shqipërisë në investime konkrete në disa fusha përfshirë edhe atë artistike.
Ky aktivitet erdhi në kuadrin e projektit “Diaspora”, financuar nga AICS Tirana dhe zbatuar nga IOM Albania në bashkëpunim me Bashkinë Gjirokastër.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment