“Guardia di Finanza” patrullon veriun e Shqipërisë për drogë, dyshimet

0
247

“Guardia di Finanza” ka nisur kontrollin në terren së bashku me policinë shqiptare për të goditur kultivimin e lëndëve narkotike. Kontrollet janë realizuar në veriun e vendit.

Monitorimi u bë nga ajri me aparatura special. Policia e Shtetit bën me dije se u verifikuan, në zona të thella si Dukagjin, Theth, Valbonë, Muriqan, Malësi e Krujës etj, koordinata në të cilat kishte dyshime se kultivoheshin bimë narkotike.

Në përfundim të monitorimit, kapiteni i GDF-së, Sergio Angelucci u shpreh: Falënderoj Drejtorin për vlerësimin që shpreh për shtetin italian dhe për “Guardia di Finanza”-n. Ne sigurisht, garantojmë impenjim maksimal, me qëllim realizimin e kësaj veprimtarie të rëndësishme, në territorin shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here