Habit Beqja, të shtohen ditët pushim për punonjësit e admnistratës

0
154

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka propozuar një masë të çuditshme, që sipas tij do të ndihmonte në rimëkëmbjen e ekonomisë, pas situatës me Covid 19.
Beqja i propozoi qeverisë që gjatë verës, 2 ose 3 fundjava të vendosë që të lerë pushim administratën të premten dhe të hënën, përveç të shtunës dhe të dielës që tashmë i kanë zyrtarisht pushim. Sipas Beqajt kjo do të shmangte dhe mbingarkesën e turizmit në muajin Gusht.
“I kërkoj qeverisë nga sot deri në 14 shtator kur fillon shkolla janë 9 javë, të mund të marrë në konsideratë që në 2 ose 3 fundjava ta bëjë ditë pushim edhe një të premte dhe një të hënë, që njerëzit të kenë mundësi për më shumë alternativa, të mos mbivendosemi të gjithë në gusht dhe të shlodhemi edhe ndihmojmë ekonominë.
Pra nëse mund të shpallim tre fundjava, njerëzit mund të programojnë punët dhe prenotimet” tha ai në foltoren e Kuvendit në seancën e sotme plenare, pa menduar asnjë rast për të gjithë ata persona që punojnë në sektorin privat, dhe mund të kenë nevojë për shërbime në administratën publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here