Habit Rama/ ‘Tani që ne jemi të mirë, BE është në gjendje të tmerrshme’

0
168

Kryeministri Edi Rama në Këshillin e Atlantikut ka folur lidhje me metodologjinë e re të integrimit europian, Shengenin Rajonal, paketën anti-KÇK, kryesimin e OSBE dhe Rindërtimin.

Ndërkohë, Rama është shprehur se mos hapja e negociatave me Bashkimin Europian ishte një hipokrizi, pasi sipas tij, Shqipëria i ka plotësuar detyrat që i ishin caktuar.

Sipas tij, BE aktualisht është në gjendje të tmerrshme, ndërsa Shqipëria vijon punën me implementimin e reformave.

‘Duhet të përballemi ende me një mallkim që ka karakterizuar jetën tonë, se kur BE ishte në formë shumë të mirë ne ishim të këqinjtë, tani që jemi të mirë ata janë në formë të tmerrshme, na duhet të presim momentin ku jo vetëm të jemi ne të mirët, por edhe ata të jenë në formë të mirë.

Nuk është ky momenti, është bërë progres i mirë. Është pozitive metodologjia e re, po bëhej makth skizofrenike, situatë ku komisioni ka ndjekur detyrat që duhet të përmbusheshin dhe këshilli që gjithmonë e më tepër mbetej peng i agjendave politike në vende të ndryshme.

Për ne, Shqipërinë e përmendët me nënqeshje pak dyshuese, ne jemi vendi i vetëm në Evropë që kemi 95% dëshirën e njerëzve për të qenë pjesë e BE, buzëqeshja juaj ishte si të thuash ç’problem keni, në kohën kur britanikët u larguan, por për Shqipërinë Evropa është shumë më tepër se çështje për vende të tjera se ne kemi kaluar një jetë të vështirë duke u mbajtur peng i perandorive që nuk i zgjodhëm dhe kjo është e para jo mirëfilli, i pari vend ku donim të ishim prej një kohe të gjatë, njësoj si ti ikje përherë mallkimit të historisë e për të qenë të sigurt, është si martesa, duhet të martohesh që të kuptosh se nuk është e njëjta gjë që kishe menduar, por fakti që njerëzit divorcohen nuk të bën të heqësh dorë për tu martuar’- tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here