“Hakmarrja” e Ramës,shkarkohet Arben Malaj

0
171

Këshilli i Ministrave i drejtuar nga Erion Braçe ka çuar deri në fund” hakmarrjen “ndaj Arben Malajt.

Ish-ministri i PS-së, është akuzuar nga qeveria se ka dalë jashtë kontekstit të anëtarit të Këshillit Mbykëqyrës të BSH-së për shkak të deklaratave publike, kundër qeverisë së Edi Ramës.

Vendimi i plotë:

VENDIM Nr. 766, datë 3.12.2019 PËR PEZULLIMIN NGA DETYRA TË NJË ANËTARI TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS TË BANKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 47, të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë.

2. Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e z. Arben Malaj nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Erion Braçe

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here