Hamalli i mëhalleve dhe Makuti i mëkateve !!

0
677

 

Nga Florian Hysi. 

Gjithesia e ndodhive tashme ishte ndalur ne ndodhine e gjithesise!

Kishte ndodhur ajo qe askujt nuk do ti shkonte jo mendja, por madje jo nuk do ti shkonte, por do ta shokonte , pasi ajo qe kishte ndodhur nuk mund ta shkonte dhe parashikonte as dhe fantazia dhe imagjinata e cdokujt ne toke dhe e kurkujt ne toke!
Toka ishte zhdukur si me magji! Si me magji, si pa magji ishte zhdukur!
Dhe boshllekun qe kishte krijuar mungesa e saj , kishte bere qe aty poshte te binte ajo qe perhere e mbante persiper dhe sa here ajo I qendronte persiper nga gjysem qe ishte, behej e plote , Hena dmth!
Dhe kjo rokade planetesh e satelitesh, ku sateliti kishte zene vendin e planetit dhe planeti jo vetem qe nuk kishte zene as vendin e satelitit, por ishte zhdukur per askush se dinte ku… dhe e gjithe kjo tollovi kishte coroditur te gjithe sistemin diellor dhe kishte bere qe mos te ishin me planetet ato, qe te daraviteshin rreth diellit sic ishte tradita tabu, por tanime ishte dielli ai qe dorovitej , rrotullohej dhe daravitej rreth te gjitha planeteve dhe kjo katrahure kishte sjelle dhe ate cfare as syte nuk do ta besonin po ta shikonin, por e kishte sjelle!
Rrotullimi i diellit rreth te gjitha planeteve kishte bere qe ne te gjitha planetet te fillonte dhe te lindte jeta!
Po po, mos e beso po deshe, madje madje dhe ne menyre te drejte per gjithesecilin , ashtu sic I kishin pozicionet ne hierarkine e tyre vendosur ne rrethtrajektoren e diellit qe tashme po rrotullohej rreth tyre!
Dhe e gjitha cfare po ndodhte , kishte bere qe te shperndahej lindja e jetes dhe e drites ne menyre teresisht te drejte per secilin prej planeteve dhe jo me si me pare ku privilegjin e drites dhe te dites e kishte vetem Toka!
Por pavarsisht se Toka ishte zhdukur dhe vendin e saj e kishte zene Hena, cuditshem te gjitha ngjarjet qe kishin ndodhur ne Toke ishin serish po aty fotografuar te Hena tashme, edhe pse Toka nuk ishte me se bashku me njerezit qe ishin zhdukur se bashku me Token , per se ku a se per ku, se dinte kush!
Por pavarsisht se ngjarjet ishin po aty, ato nuk ishin ngjashmerisht sic kishin ndodhur, por shfaqeshin ne sens te kundert me ngjashmerine e ndodhur ne kohen kur kishin ndodhur , dmth pak a shume ndryshueshmerisht njesoj !!
Dmth, nese me pare ndodhia ishte Ali Babai me 40 Hajdutet, tashme ishte bere Hajduti me 40 Alinjte, ose nese me pare ishte Borebardha me 7 Xhuxhet ,tani ishte bere Xhuxhi me 7 borébardhét , ose ose nese ishte ajo qe ishte dhe njihej si E bukura dhe Bisha, tanime ishte bere …. I Bukuri dhe Bisha !!

Edhe pse bisha prape bishe kishte ngelur dhe I bukuri prape i bukur !!

Dhe teksja po veshtroje gjithe morine dhe historine e te gjitha ngjarjeve qe dikur kishin ndodhur, por tashme ato I shihje ne rrjedhe te kundert ngjasuar mbrapsht me ngashmerine e tyre te dikurshme , befas dhe shume trishtueshem te kqyrte syri edhe Babagjyshin e vitit te ri, I cili kishte ngelur I vetem, pasi nuk kishte me asnje femije rreth tij, per t’ua bere endrrat e tyre te lumtura derisa ata te rriteshin, ashtu sic kishte bere gjithmone dikur, kur femijet dhe toka ishin jo me aty ku ishin , ku se dinte njeri se ku!
Kishte ngelur I vetem dhe as ne te kundert apo ne te mbrapshte si shume prej ngjarjeve te tjera !
Kishte ngelur po I njejti!
Dhe brenga e madhe e babagjyshit e cila lexohej ne thinjat e tij te cilat ishin zbehur me shume se zbardhur , kishte te bente jo vetem me faktin qe nuk kishte me femijet rreth tij , por me lendimin prej nje sekreti apo te nje te vertete , te cilen nuk ua tha asnjehere kete dreq te vertete femijeve , per deshirat dhe per endrrat e tyre te lumtura qe kishin per cdo fundvit kur mezi prisnin te takonin Babagjyshin!
Dhe Babagjyshi ishte bere Brengégjysh prej mosthenies te se vertetes dhe po ta vereje me vemendje shikoje qe ai po I lutej zotit te tij te se vertetave, qe ta kthente vec njehere per shume pak token , prej nga ishte zhdukur, per tu thene femijve te verteten!
Dhe do t’ua thoshte, e kishte vendosur !!
Nuk do tu thoshte qe ai nuk egzistonte, jo jo , ai absolutisht qe egzistonte aty ku femijet e vegjel e prisnin cdo fundvit me délirésiné e engjellt te tyre, per ti shprehur deshirat e tyre, per deshirat e tyre per endrrat e lumtura, patjeter te lumtura, pasi ashtu ishin dhe deshirat!!
Do tu thonte te verteten ,qe pervec atij Babagjyshit , ata femijet e vegjel kur te beheshin femije te rritur dhe me pas te rritur dhe me vone te rritur fare, do te takonin dhe do te njihnin dhe do te njiheshin edhe me dy personazhe te tjere vec tij, do te takonin pas femijerise se tyre se deshirave dhe endrrave te lumtura edhe Hamallin e Méhalleve si dhe Makutin e Mékateve!!

Sikur vetem per nje cast te ndodhte rikthimi I femijeve rreth tij , vetem ai cast do ti mjaftonte babagjyshit per ta lehtesuar prej brenges dhe brerjes se ndergjegjies , per tu thene te verteten qe nuk ua kishte thene !

Tu tregonte te verteten e madhe , qe vec tij qe jetonte per ti lumturuar duke takuar femijet, femijet do te jetonin per te takuar edhe :

Hamallin e méhalleve dhe Makutin e mékateve !!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here