Hapet gara për drejtor spitali të Gjirokastrës

0
174

Jane tre kandidatura qe po perpiqen te marrin besimin e kreut politik te Qarkut te Gjirokastres per te qene drejtor i ri i Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, pas doreheqjes se disa diteve me pare te Sokol Ferunit i cili e mbante kete post prej dy vitesh. Drejtuesit politike te Qarkut kane preferuar qe ne krye te Spitalit Rajonal do te jete nje mjek per shkak te dinamikes qe kerkon ky institucion, por nderkohe qe orekset dhe pretendimet i kane shfaqur edhe individe qe nuk kane lidhje me mjekesine.

I pari ne listen e preferencave te PS per te qene drejtor i ardhshem i Spitalit Rajonal, eshte Alfred Bita nje biznesmen i njohur ne Gjirokaster i cili rrezikoi seriozisht postin e drejtorit te spitalit dy vjet me pare, kur u cel farsë-konkursi.

Nje person tjeter jo pak i njohur per kontributet ne PS dhe mjaft i respektuar ne Gjirokaster eshte edhe Fadil Bojo ish dejtor i Drejtorise se Sherbimeve ne Bashkine e Gjirokastres dy vite te kaluara.

Nderkaq qe ne listen e personave qe kerkojne te jene drejtore te Spitalit Rajonale, jane edhe mjeket Edmond Kotoni dhe Miri Mahilaj. Nuk dihet se kush eshte me i favorizuari nga keta te dy, por Mahilaj eshte me afer PS dhe nje mjek me begraund te spikatur ne familjen socialiste ndryshe nga Kotoni qe eshte pa parti.

Por nuk perjashtohet edhe Martin Gorrici nendrejtor aktual i Spitalit Rajonal i cili njihet si nje nder personat qe u beri “zbor” LSI-steve kur Spitali Rajonal ra ne duart e PS pas largimit nga koalicioni te LSI dy vjet me pare.

Ditet ne vijim do te jene percaktuese per emrin e ri te drejtorit por nuk eshte cudi qe te importohet ashtu sic u importua drejtori i Kadastres nga Kamza.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here